Një moment tensioni është regjistruar në sallën e Kuvendit mes deputetëve të opozitës parlamentare. Deputeti Ralf Gjoni është parë të përplaset me deputetin Halit Valteri.
Në pamje duken kolegët e tyre Arlind Çaçani dhe Myslim Murrizi që përpiqen t’i ndajnë. Nuk dihen ende arsyet pse janë konfliktuar deputetët ndërkohë që kohët e fundit janë vënë re tensione mes tyre.
Pas incidentit, Valteri mori fjalën në foltore ku iu drejtua ministres Manastirliu me fjalët: “Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj lloj idioti dhe lloj lloj halabaku që nuk dinë se ça flet”.
Gjoni nuk e ka duruar dot ndërhyrjen dhe si pasojë i ka përmendur herët që ata kanë folur në Kuvend, dhe më pas i ka kërkuar që të përfundojnë fjalën e tij.
Gjoni: Çdo gjë që po ndodh sot është lojë, nga Gjykata, komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit ilir Meta. E pres me kërshëri shkarkimin e Presidentit Meta. Jam dakort me ju zoti Ruci se ky institucion duhet të ushtrojë presion mbi institucionet e pavarura. Iku Lu-ja erdhi Kimi, do iki Kimi do vijë Xhimi dhe prapë Qerimi nuk do ketë drejtësi. Ku është Gjykata Kushtetuese, ku është Gjykata e Lartë? Unë shkoj në Komision se kam besuar se do ndeyshonim sistemin. Po vijmë në fund të korrikut dhe nuk po diskutohet për ndryshimin e sistemit. Pse PD kërkon papritur hapje listash, a keni këllqe?*ndërhyrje nga salla Kam të drejtën time. Halil (Jakimi) ti je nga të paktën që ke folur. Të lutem, nuk e kuptoj acarimin tuaj. Halit (Valteri) të lutem! Nuk bëhem pjesë e asnjë loje. Nuk kam hyrë në parlament prej teje. Me lejoni ta përfundoj. Nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e asnjë pazari politik. Në emër të procedurave iu kërkoj t’i jepni drejtim. Unë mendoj që sot duhet të bërtasim mjaft me lojra. Nuk mund të ketë ndryshim të sistemit të drejtësisë nëse nuk ka reformim të sistemit politik, i cili fillon me sistemin zgjedhor.