Në Sarandë duket se pushuesit e huaj nuk e kanë problem fare të dalin topless, në sy të fëmijëve. Kjo foto e publikuar nga Argjirolajm.net tregon rastin më të fundit kur një grua italiane merr rreze dielli në shezlong, pa e vrarë mendjen fare se është në një plazh publik.
Ajo ka hequr reçipetat duke ekspozuar gjoksin. Fotot janë shkrepur një ditë më parë në plazhin publik pranë Zyrës së Informimit Turistik të Sarandës.
Shqipëria është nga të vetmet vende turistike që nuk ka plazhe nudo. Në rastet kur janë konstatuar gjeste të tilla në plazhe publike, si ky i turistes italiane, ka ndërhyrë policia.
©argjiroja.net