Qeveria zgjidhi në kohë rekord një krizë të nxitur politikisht në Aeroportin e Rinasit, e cila nëse zgjaste për disa ditë, mund të rezultonte fatale.
Zgjidhja erdhi edhe falë ndihmës së menjëhershme nga Turqia e Greqia, që dërguan kontrollorë, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama.
Ndaj në rrjet, përveç revoltës ndaj kontrollorëve, ka edhe humor me faktin se Erdogan i gjendet pranë për çdo hall Edi Ramës.