Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 74-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke pirë fostoksinë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V.T., i cili u vetëhelmua me fostoksinë. Ndonëse ai u transportua në gjendje të rënde në spitalin e Sarandës, nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë. Motivet e vetëflijimit nuk dihen ende.