Një person i dhunshëm me sjellje problematike, i cili nuk ka ngurruar të vërë në shënjestër nënën e tij, kështu e prezantojnë fqinjët shqiptarin Spartak Dyrmishi. Ai është një 45-vjeçar nga Shqipëria, i cili prej tre vitesh jeton në Paleo Faliro me nënën e tij. Sipas “Protothema”, ai është i divorcuar dhe ka dy fëmijë. 45-vjeçari pinte shumë dhe bërtiste, madje edhe nënën e tij e ka dhunuar njëherë.
Muaj më parë ai kishte ngacmuar një grua tjetër, e cila kërkoi ndihmë nga fqinjët për të shpëtuar veten. Në një tjetër ngjarje ishte regjistruar ndaj tij, por ishte justifikuar se kishte hyrë për të vjedhur. Dje, autoritetet greke kanë identifikuar burrin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër. Sipas mediave greke, autori ndodhet në qytetin e Vlorës dhe fshihet, ndërkohë që deri më tani raportohet se për kapjen e tij ka një mobilizim të madh nga forcat e Policisë së Shtetit.