Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pikëpyetja: Përse Ukraina nuk e sulmon autokolonën 64 km të Rusisë, që po marshon e qetë drejt Kievit?

01/03/2022
Pikëpyetja: Përse Ukraina nuk e sulmon autokolonën 64 km të Rusisë, që po marshon e qetë drejt Kievit?

Këto pamje janë një arsye për t’u frikësuar për më të keqen: trupat ruse po marshojnë pa ndalim drejt Kievit.

Pamjet satelitore tregojnë një autokolonë gjigante ushtarake ruse në veri të kryeqytetit ukrainas.

Kolona është rreth 64 kilometra e gjatë dhe dukshëm më e madhe se sa u raportua në fillim, kur u tha se ishte 27 kilometra.

Karvani përbëhet nga mjete të blinduara dhe makina të tjera ushtarake dhe shtrihet nga aeroporti i Hostomelit në veriperëndim të Kievit deri në fshatin Pribirsk, që ndodhet mes Kievit dhe Çernobilit.

Sipas disa përllogaritjeve në qarqet amerikane të mbrojtjes, ushtria ruse kërkon të marrë nën kontroll Kievin, pavarësisht rezistencës së fortë ukrainase.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha për CNBC se të gjithë provat flasin për këtë. “Ne supozojmë se ata do të vazhdojnë të lëvizin dhe do e rrethojnë kryeqytetin në ditët në vijim”.

Por përse nuk e sulmon Ukraina auto-kolonën?

Përgjigja është e thjeshtë: Kievi po lufton tashmë me pushtuesit e Putinit në disa fronte- kështu që nuk ka burimet (d.m.th kapacitetet dhe armët) për të hapur një front tjetër.

Reporteri i BILD, Julian Roepcke tha të martën në mëngjes: “Nuk mund të jesh kudo në të njëjtën kohë.

Ata po përpiqen që të mbrojnë infrastrukturën kyçe, për shembull Kievin po Karkivin. Por nuk mund të sulmosh njëkohësisht 10, 20 apo 30 kilometra prapa frontit”.

Me një gjuhë të thjeshtë: kjo do të thotë se në luftën kundër despotit të Kremlinit, Ukraina duhet të reagojë ndaj pikave të nxehta- aty ku gjërat bëhen vërtet kritike.

Këtu aktualisht përfshihet edhe Makarivi në perëndim të kryeqytetit. Pasi rusët e pushtuan atë për të shkëputur Kievin nga Perëndimi (këtu kalon autostrada drejt Lvivit dhe Polonisë, Ukraina nisi një kundërofensivë dhe rimori nën kontroll këtë zonë.

Nga ana tjetër, kolona është ende shumë larg.(BILD)

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS
Kryesore

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS

06/06/2023
10 të arrestuar në 5 muaj, si ranë njëri pas tjetrit zyrtarët e Kadastrës dhe Bashkisë Sarandë
Kryesore

Rrahu ish bashkëjetuesen, arrestohet 50-vjeçari në Këlcyrë

06/06/2023
Kapen me laborator heroine kushërinjtë e ish-ministrit
Kryesore

Kreu i një organizate kriminale, shqiptari arrestohet në Greqi

06/06/2023
Butrinti me koncension, Kushtetuesja cakton datën e parë të seancës. Ina Zhupa: Çështje kombëtare!
Kryesore

Butrinti me koncension, Kushtetuesja cakton datën e parë të seancës. Ina Zhupa: Çështje kombëtare!

06/06/2023
Kryeprokurori: Gjirokastra me përqindjen më të lartë të kriminalitetit, Berati më i ulëti
Kryesore

Kryeprokurori: Gjirokastra me përqindjen më të lartë të kriminalitetit, Berati më i ulëti

06/06/2023
NATO, Danimarke, sekretare, posti, kryeministre, refuzon
Planet

Ish-kryeministrja e Danimarkës refuzon postin e kreut të NATO-s

06/06/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS

06/06/2023
10 të arrestuar në 5 muaj, si ranë njëri pas tjetrit zyrtarët e Kadastrës dhe Bashkisë Sarandë

Rrahu ish bashkëjetuesen, arrestohet 50-vjeçari në Këlcyrë

06/06/2023

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al