• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përse po ‘i tërbon’ Edi Rama grekët?

09/12/2021
Përse po ‘i tërbon’ Edi Rama grekët?

Nga Aranit Muraçi

Kosova është sot një tjetër realitet që duket se vendet fqinje nuk e kanë edhe aq të lehtë ta pranojnë atë. Pas pavarësisë së saj, Kosovën me Shqipërinë e ndan një kufi, që ngjason me kufirin ndarës të tunelit të Krrabës mes Tiranës dhe Elbasanit.

Si një shtet i dytë i një kombi simboleve të të cilave i qëndruan me besnikëri ndër shekuj, me dëshirën e tyre qytetarët shqiptarë sot mund të bashkohen nëse e dëshirojnë, përmes një referendumi. Çfarë i pengon?

Njerëzit që janë anëtarë të një shteti kombëtar konsiderohen përgjithësisht qytetarë të atij kombi, që është një emërtim që ka konotacione kulturore dhe ligjore. Por më kryesorja, ata i bashkon një gjuhë, kulturë, histori apo një e kaluar e përbashkët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pasur në program projektin e bashkimit kombëtar. Pas një takimi të përbashkët në Elbasan mes dy qeverive, edhe kryeministri Edi Rama nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkimi të mundshëm.

Në një sondazh të ditëve të fundit fundit, rreth 80 të për qind të shqiptarëve u shprehën pro bashkimit kombëtar.

Skocia për shembull është pjesë e Britanisë së Madhe, edhe pse pretendon se është një tjetër komb. Bashkimin ose ndarjen nga Britania e Madhe skocezët e kanë bazuar me referendum. Në një referendum të fundit ata vendosën të jenë pjesë e Britanisë.

Por paralelisht më këto zhvillime në Parlamentin Europuan një eurodeputet grek ka kërkuar interpelancë. “Deklaratat e kryeministrit shqiptar që shprehin ndjenjat nacionaliste ekstremiste në Shqipëri dhe Kosovë”, ka qenë kërkesa e tij drejtuar PE-së.

Manolis K. Kefalogiannis, eurodeputeti grek i Demokracisë së Re, nga Kreta, i ka kërkuar Parlamentit Europian që të dënojë deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mbi idenë e bashkimit Kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Mirëpo eurodeputeti grek, paradoksalisht, me pretendime nacionaliste kërkon që të dënohet një vullnet apo e drejtë e ligjshme qytetarëve, duke i quajtur ekstremiste deklaratat e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Veç Serbisë, Greqia nuk e njeh aktualisht Kosovën shtet të pavarur, sikurse nuk e njohin as vendet e tjera të BE-së si Qipro, Rumania, Spanja dhe Sllovakia.

Parlamenti Europian ka publikuar sot kërkesën e Eurodeputetit grek, pas takimit Rama-Kurti, si më poshtë para interpelancës.

Në një takim ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, mbajtur në Elbasan, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se do të votonte për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, nëse do të mbahej referendum për këtë çështje.

Ai kishte shprehur më parë qëndrimin se të dy vendet duhet të kenë një politikë të jashtme të përbashkët dhe të njëjtin president. Kjo reflekton natyrshëm pikëpamjet e nacionalistëve shqiptarë me thirrjet e tyre për një ‘Shqipëri të Madhe’ që përfshin edhe territore në Shkup dhe Greqi.

Bashkimi Evropian, nga ana e tij, vazhdimisht kërkon pajtim dhe bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke u bërë thirrje të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që mund të minojnë këto parime.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria është në pritje të hapjes zyrtare të bisedimeve të anëtarësimit, ndërsa Kosova, edhe pse nuk njihet zyrtarisht nga pesë shtete anëtare të BE-së, mbetet një kandidat potencial për anëtarësim në kontekstin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Mbi këtë pikëpamje:

Çfarë këndvështrimi ka Komisioni për deklarata të tilla, të cilat nuk pasqyrojnë vlerat e Bashkimit Evropian dhe parimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, veçanërisht kur ato vijnë nga një vend si Shqipëria që kërkon anëtarësimin në BE?/tema

Related Posts

Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kanosi një të moshuar me telefon, nën hetim i riu nga Gjirokastra

03/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, ndalohet i riu nga Gjirokastra

03/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
Tritan Shehu kërkon bllokimin e shitjes së fostoksinës në farmacitë bujqësore
Kryesore

Tritan Shehu kërkon bllokimin e shitjes së fostoksinës në farmacitë bujqësore

02/12/2025
Aksident/ Makina përplas fugonin e parkuar, një i plagosur
Kryesore

Aksident/ Makina përplas fugonin e parkuar, një i plagosur

02/12/2025
“Llogaraja”, kreu i ARRSH mbërrin në SPAK
Kryesore

“Llogaraja”, kreu i ARRSH mbërrin në SPAK

02/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Spektakël pa gola te Teuta-Elbasani, Partizani merr 3 pikë

VIDEO/ Spektakël pa gola te Teuta-Elbasani, Partizani merr 3 pikë

03/12/2025
Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

03/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al