Elina Xhengo është sportistja me origjinë shqiptare që fitoi medalje ari në shtizë për Greqinë. Prej disa ditësh mediat greke raportojnë për suksesin e saj. Ndërkohë me të mbërritur në Greqi asaj i është rezervuar një pritje e ngrohtë. Në aeroportin e Selanikut kishte dalë babai, motra e saj e vvogël dhe shumë miq e të afërm të Elinës. Me entuziazëm të madh ajo është pritur edhe në fshatin ku ka lindur e është rritur, në Kalikratia të Halkidikisë. Qindra njerëz kanë dalë në rrugë për ta përshëndetur dhe uruar. Po kështu edhe kryetari i bashkisë dhe drejtues të tjerë lokalë kanë qenë aty. Shihni më poshtë pamjet që transmetojnë mediat greke. ©argjiroja.net