Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 50-vjeçar. Ai është shtetasi Artur Zhupa, banues në Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim shtetësja D.Xh, se ky shtetas për një periudhë kohore më shume se dy muaj e ka përndjekur si dhe ka tentuar t’i vjedhë karburant nga automjeti në pronësi të saj.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 121/a, 134 dhe 22 të Kodit Penal.