Një përmetar i rrallë si Thanas Todhe ndërroi sot jetë në Athinë.
Lajmin e bën të ditur studiuesi Vasil Tole i cili thotë se shkrimtari luftoi për jetën me kurajo dhe dinamizëm edhe pse sëmundja e bëri të vetën.
“Prind, qytetar, shkrimtar e fotograf, mik e shok i rrallë, e padyshim profesionist duarartë. Kujtimi për të na përmallon ndjenjat e njëkohësisht na nxit të pohojmë se ja vlen ta jetosh jetën me gjithë fuqinë e shpirtit si Thanasi. Ngushëllime familjes, vëllezërve e motrave, nipërve e mbesave të Todheve. I paharruar miku i të gjithëve,
Thanas!”, shkruan studiuesi Tole.