Një person, për të cilin policia thotë se është shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur, pak minuta më parë, në kryqëzimin e rrugës Jakovaton dhe Patision të kryeqytetit helen. Sipas policisë dyshohet se ka pasur një përplasje të armatosur mes të plagosurit dhe personave ende të panjohur, me të cilët ai është konfliktuar.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Mediat raportojne se i plagosuri u gjet në një automjet, së bashku me dy gra që e shoqëronin.
I plagosuri ëshë nisur me urgjencë në spitalin më të afërt për të marrë shërbimin mjekësor, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë shqiptarët e tjerë, që qëlluan nga mjeti e tyre, i vunë flakën makinës së përdorur në ngjarje.