Nga Tritan Shehu
Cinizmi i Rames per Gjirokastren nuk ka te sosur! Rama sot mbas 8 vite qeverisje “ankohet” se si e gjeti Gjirokastren, duke u zotuar se do ta beje nje “kopesht me lule” ne shekujt qe vijne! Dhe se per kete do ta ndihmoje “Bota” mbare! Asnje investim ne dy mandate, as ato qe i gjeti pothuajse te mbaruara nuk i perfundoi si eshte rruga Kardhiq-Delvine, vazhdimi i asaj nga Permeti ne Tre urat, per te mos folur per aeroportin e Gjirokastres, investime te reja ne infrastrukture, investime ne bujqesi, energji etj. Edhe i ashtuquajturi Ujesjellesi i Lazaratit eshte vetem nje demostrim pa pergjegjshmerie e keq perdorimi fondesh. Ndersa Universitetin me politikat e tij te largimit te dijes nga qytetaret e katandisi “Kokoshi nje thele”, per te vazhduar me tej me spitalet tashme te mbyllura te Permetit e Tepelenes e atij te mbetur pa specialiste te Gjirokastres. Nuk la drejtori pa larguar, derisa dhe arkivat historike i degdisi qindra kilometra larg vendit qe i perkasin, krim ky! Foli per “by pass” e atij qyteti, qe duket se do te jete nen modelin e atij te Termeteve, ku per rikonstruksion 1,8 km rruge shpenzoi 21 M E. Ne fakt dhe aty deri tashti vetem sjellin disa makineri kur Rama shkon per ndonje qoke e i heqin qe te nesermen. Ndersa “parkimi” te Sheshi Cercizit, eshte akoma vetem ne 3 D e rrezikon ne te vertete te shkaterroje fizionomine e asaj qendre historike… Rama mendon e gjykon se “historia fillon me ate”.. Pervec varferise, papunesise edhe me nderprejen e ndihmave sociale ai nuk coi aty asgje tjeter. Ne tete vite ai e shkaterroi ate Qark me vlera te pallogariteshme, duke detyruar ata banore fisnike ta braktisin ne mase, aq sa ai u hoqi edhe nje “deputet”! Te vetmen gje qe “dhuroi” ai ne Gjirokaster e ate Qark ishte “bomba biologjike” Covid qe po merr akoma jete njerezish, shkateron shendet e ekonomi. Fatmiresisht tashme per Gjirokastren, Tepelenen, Dropullin, Libohoven, Permetin, Kelcyren e Memaliajn, si per gjithe Shqiperine 25 Prilli eshte afer!