• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përgjimet e kanabisit në Tepelenë: Të çkul të madhen, të voglën ta gëzosh e ta hash

07/02/2017
Përgjimet e kanabisit në Tepelenë: Të çkul të madhen, të voglën ta gëzosh e ta hash

Zbardhen të tjera përgjime që implikojnë ish shefin e Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe Gani Abazi, me detyrë Shef i Specialistëve të Zonave në Komisariatin e Policisë, Tepelenë, në lidhjet e tyre me trafikantët.

HETIMI

Me datë 11.07.2015, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, të mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78/22 dhe 278 të Kodit Penal. Në datë 11.07.2015, rreth orës 10.00 shtetasi Elton Imeri kishte njoftuar sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë se poshtë automjetit të të vëllait, shtetasit Ervis Imeri ishte gjetur një sasi lënde plasëse. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se lënda plasëse përbëhej nga dy bateri të lidhura në seri, të shoqëruar me një paketë elektronike e cila vihej në veprim nëpërmjet një pulti nga komandimi në distancë.

Në datë 08.12.2015, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, të mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78/22 dhe 278 të Kodit Penal. Në këtë datë, rreth ores 08.00, në qëndër të lagjes së quajtur Kombinat ka shpërthyer në ecje automjeti tip Golf me targë AA xxx BX me të cilin po udhëtonte shtetasi Elton Imeri, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Duke qenë se mekanizimi kryerjës së veprimeve ishte i njëjtë në të dy ngjarjet, të dëmtuarit ishin vëllezër dhe autori/ët e dyshuar të njëjtë, është vendosur bashkimi i këtyre procedimeve. Nga studimi i akteve rezulton që këto ngjarje t’a kenë zanafillën te një ngjarje e ndodhur në Tepelenë në muajin prill të vitit 2015 ku ishin dhunuar prindërit e shtetasit Elton Çiça. Shtetasi Ervis Imeri, kishte shkuar në rrethinat e Tepelenës ku kishte marrë me makinë shtetasin Robert Rama dhe disa persona të tjerë të cilët mund të kenë qenë autorë të kësaj ngjarjeje. Pas disa kohësh shtetasi Robert Rama është gjendur i vrarë në periferi të qytetit të Durrësit. Ekziston dyshimi që autor i këtyre ngjarjeve të ketë qenë shtetasi Elton Çiço, i cili është vrarë në Tiranë.

Nga veprimet e kryera për këtë hetim, kanë rezultuar edhe të dhëna të tjerë, për të cilat ekzistonte dyshimi edhe për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të narkotikëvë” në formën e bashkëpunimit të veçantë të “Grupit të strukturuar kriminal”. Ekziston dyshimi që në këtë veprimtari të jenë të përfshirë dhe drejtues lokalë të policisë së Tepelenës dhe zonave përqark. Per keto arsye me date 14.06.2016 eshte vendosur shpallja e moskopetences dhe kalimi i akteve Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Per krime te Renda Tirane, per hetim te metejshem.

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se në rastin konkrete ka të dhëna të mjaftueshme për ekzistencën e faktit kriminal, të kultivimit të bimëve narkotike, fakt i cili parashikohet si vepër penale në Kodin Penal. Njëkohësisht rezulton se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë një formë të veçantë bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale që për nga forma, struktura dhe qëllimi ka formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas përkufizimit të parashikuar në dispozitat e ligjit material dhe procedurial penal.

Po ashtu rezulton se secila nga grupet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë krijuar lidhje të mëparshme nga punonjës të policive vendore, me qëllim mbrojtjen dhe shmangien nga asgjesimi i bimëve narkotike dhe mos dhënies së informacionit për parcelat e mbjella me bimë narkotike, kundrejt përfitimeve të parregullta.

BISEDA PER GANIUN

Permbledhje e transkiptit

Kultivuesi 1: …Po ca do ti tregosh o, ik ckulja ter(nuk kup.qarte), un i them lere

Kultivuesi 2:  Do vish ktu o ose na foli kti, policit te zones,

K1: He,

K2: 581: Alo (zë tjeter-polici),

K1:  Urdhro

K2 (polici): Pershendetje, si je,

K1.Si ja kalon mire,

K2 (polici) Ti je xxxxx,

K1. Po,

K2 (polici): Ka mundesi te vish nje çik te flasim bashke,

– E ke, nuk flet dot me yyyyy, qe ke aty?

– Jo nuk flas dot me yyyyy se eshte ndryshe yyyyy, ndryshe ti:

– Euu, po ai  vellai im esht o,

– Po mir o le te jete. Po ini me dy nena, ini vellezer po me dy nena, s‘ini me nje,

– Po mir mo me dy nena jemi por mendjet i kemi njelloj

– Mir mire po, ka mundesi te vish nje cik ktu

– Mir mir,

– Eee,

– Mir mir,

–  Po apo jo

– Mir mir te thash,

– Te pres,

– Eee,

– Apo t’iki .

Bisedë ndërmjet dy kultivuesish:

– O mor o,

– Ku je ore,

– Brenda mu te bliri,

–  Çkemi, –

Mire derman,-

– Ca beni,-

Po ca do bejme ne o, ca ben ti,

-Ka ardh ai m… I lart o,

-Ee o e,

– Ca do nonj (nuk kuptohet)

– Po jane kte tani o numron (nuk kup.qarte) bimet ca tbejn

-Po mir o i do tani ai kur i do, i do ne fund , ca thot ai m..,

-Po s’me ka kerkuar gje mua ai o jo, nuk me ka then gje,po…

-Po ai i kishte thene qe tme nxjerri, gruas 700 mij leke o,

-Kur i kishte then,

– Ja o tani,

-Nuk e di un, i tha xxxxx ke kaq rrenje, une jam me xxxx dhe me ate o, tani leviza nje cik, i tha xxxx un do ti ckul te madhen i tha, te voglen e ke korrur e ta gezosh ta hash i tha. O do me japesh 1200 euro tha se e di sa numra ke te atyre. Se kush i ngatron kto pune ktu, e dinte edhe sa rrenje te medha kishte xxxx, une si di kaloj aty e nuk i di, edhe sa te medha e te vogla

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al