• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përgjimet dhe kurthi me mbledhjen në Gjirokastër, si u prangosën 6 policët e kufirit

22/09/2018
Fatmir Xhafaj shmang Gjirokastrën gjatë vizitës së Ramës, dërgon zv.ministren e Brendshme (FOTO)

Gjashtë punonjës policie të Pikës Kufitare në Kakavijë dhe një taksist nga Fieri kanë përfunduar në pranga, pasi mundësonin kalimin e kufirit ilegalisht për persona që kishin probleme me zonën “Shengen”.

Efektivët e Policisë janë ndaluar nga specialistët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat me akuzën korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mësohet se efektivët e arrestuar janë punonjës policie me një karrierë të gjatë pune në Policinë Kufitare: Gentian Gjolleshi, Luan Shosha, Roland Gega, Afrim Çomo, Edmond Nikolla dhe Fatmir Beqo. Në pranga ka rënë edhe taksisti Besnik Sinani, nga Fieri, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, këta punonjës policie, në kohë të ndryshme, kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë pasur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’.

Shtetasit shqiptarë apo të huaj që kanë probleme me shtetin grek apo shqiptar, anashkalojnë pikat e kontrollit kufitar. Ata janë favorizuar nga policët e kontrollit të gjelbër që monitorojnë kufirin jeshil mes dy vendeve, të cilët kanë lehtësuar hyrjen apo daljen e këtyre shtetasve të parregullt kundrejt pagesave, që variojnë nga 2500 lekë për person deri në 200 apo 300 euro sipas rastit specifik. Gjatë hetimeve, SHÇBA ka përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të hetimit për grumbullimin e provave, që nga përgjimet telefonike, deklarime të shtetasve të ndryshëm, agjentë të infiltruar dhe vëzhgime e fotografime.

KURTHI

Mesditën e së enjtes, të gjithë efektivët e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit janë thirrur në ambientet e kësaj drejtorie për një takim pune. Ndërkohë, përfaqësuesit e SHÇKB Tiranë dhe ata të Gjirokastrës kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për ndalimin e gjashtë efektivëve.

Të gjashtë oficerët e Kufirit kanë qenë në procedim policor nga ana e SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, deri në grumbullimin e provave të mjaftueshme, për të bindur Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të lëshojë urdhrat e arrestit. Në pranga ka përfunduar edhe një prej bashkëpunëtorëve të tyre.

Besnik Sinani punonte si shërbim taksi, duke kryer transportin e personave që kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Në këtë grup personash përfshihen edhe klandestinë të huaj nga vendet e Lindjes që e përdorin kufirin e gjelbër pranë Kakavijës si pikën kryesore të kalimit në territorin shqiptar, për të kaluar më pas në drejtim të Malit të Zi dhe më tej në vendet e BE. Ndërkohë, po punohet për ndalimin e një shtetasi tjetër të shpallur në kërkim, si pjesë e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Ky nuk është rasti i parë i procedimit nga SHÇBA në Gjirokastër. Rreth 10 muaj më parë, kjo strukturë policore ka qenë objekt i një tjetër goditjeje, ku dy punonjës të Policisë Kufitare dhe një shtetas ranë në pranga gjatë operacionit “Green border” më të njëjtat akuza. Kundrejt pagesave që varionin nga 300 deri në 400 euro për çdo person, punonjësit e Policisë në vijën kufitare, siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore.

Shtetasit që kalonin përmes pagesave te rrjeti i dyshuar i trafikuesve e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën “Shengen” për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore apo mospërmbushjen e kushteve të kalimit të lirë./panorama

Related Posts

Shi, furtunë dhe përmbytje, bashkia jep alarmin
Kryesore

Paralajmërimi/ Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

29/01/2026
Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut
Kryesore

Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

29/01/2026
Nga testi i analfabetizmit tek matura dhe minimatura, si do zhvillohen provimet këtë vit
Lajme

Ndryshojnë rregullat e Maturës Shtetërore

29/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Lajme

I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

28/01/2026
Alarmante/ Mbi 500 mjekë janë larguar nga Shqipëeria vitet e fundit
Lajme

Ilir Beqaj do të mbetet në qeli, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit

28/01/2026
Vendim i qeverisë: Agjencitë funerale do të hapen me licencë
Kryesore

Shkarkohet drejtori i Doganave, qeveria e emëron zëvendësministër

28/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shi, furtunë dhe përmbytje, bashkia jep alarmin

Paralajmërimi/ Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

29/01/2026
Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

29/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al