Nuk ka shpëtuar pa pasoja tragjike, nga aksidentet automobilistike, edhe kjo e dielë pushimi.
Ashtu sikurse është raportuar edhe më herët, deri në mbrëmje, numri i viktimave të shkaktuara nga automjetet ka arritur në tre. Episodi i parë, që ka hapur serinë e përplasjeve me pasojë vdekjeje, është shënuar në Lushnjë, ku nga goditja prej një automjeti e një shtetasi që udhëtonte me biçiklete, ky i fundit gjeti vdekjen.
Më pas, një tjetër shtetas përsoi të njëjtin fat tragjik, teksa ishte duke udhëtuar në këmbë në një nga rrugët e Kavajës. Viktima e tretë u shënua në mbrëmje, në Farkë të Tiranës ku personi që humbi jetën ishte duke udhëtuar me motoçikletë dhe u godit nga një tjetër automjet.