Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet se si duket spitali rajonal Memorial në Fier në ditën e 89 të punimeve. Siç duket edhe nga pamjet gjithçka po shkon drejt fundit, ndërsa shumë shpejt spitali do të jetë funksional. Spitali do ketë një ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i autonomisë spitalore. Kundër ndërtimit të këtij spitali kur u prezantua si ide në fillim, doli Tritan Shehu, kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër. Asokohe Shehu iu bëri thirrje turqve që të tërhiqen nga projekti.