• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përfundojnë zgjedhjet në LSI: Votuan mbi 28 mijë anëtarë, ne jemi shembulli i partisë së solidaritetit social

21/11/2020
Përfundojnë zgjedhjet në LSI: Votuan mbi 28 mijë anëtarë, ne jemi shembulli i partisë së solidaritetit social

Kryetarja e KQZ-së së LSI, Silva Caka ka raportuar shifrat në përmbyllje të zgjedhjeve brenda LSI. Caka thotë se pjesëmarrja ishte 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online.

Ajo shprehet vetë se ishte e surprizuar duke parë qytetarët që qëndronin në radhë për të votuar sot në LSI, teksa premton se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik. Sipas Cakës pjesëmarrja në zgjedhjet e LSI ishte e jashtëzakonshme, ashtu siç do të jetë edhe më 25 prill të vitit të ardhshëm.

DEKLARATA NGA SILVA CAKA

Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.

Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi. 28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online. Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.

Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë.

Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa “popull” nuk ekziston demokracia, kun ë themel qendron qytetari. Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri.

LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër.

Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë!

Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Related Posts

Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

Imuniteti Ballukut, Kuvendi mblidhet më 23 shkurt

16/02/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Dënimi me 2 vite burg, Beleri çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

16/02/2026
5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun
Kryesore

5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

16/02/2026
Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Lajme

Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

16/02/2026
Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai
Kryesore

Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai

16/02/2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!
Kryesore

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al