Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Çorovodë. Banesa e shtetasit I.Sh, në lagjen “Çlirim” është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, 66-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.