• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përçahet PD, Arben Ristani kundër Bashës: Djegia e mandateve ishte gabim, duhet të reflektosh

17/07/2019
Përçahet PD, Arben Ristani kundër Bashës: Djegia e mandateve ishte gabim, duhet të reflektosh

Arben Ristani foli pa ‘doreza’ sot në Top Talk duke thënë me zë shumë gjera që demokratët ndoshta i mendojnë por nuk guxojnë t’i thonë.

Përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se djegia e mandateve nga Opozita nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja në zgjedhje. Ish-nr 2 i Partisë Demokratike është i mendimit se tani që opozita nuk e realizoi dot objektivin, Basha duhet të reflektojë.

“Ne momentin kur është marrë vendimi edhe unë kam qenë pjesë e trupës qe e mori vendimin për të djegur mandatet.  U duk se ishte zgjidhja e vetme për të sensibilizuar shqiptarët për të keqen që po ndodhte, për t’i thënë shqiptarëve se kjo nuk behej per karriget e deputetëve të PD-së. 

Duhej kjo rrugë radikale edhe për të bindur partnerët ndërkombëtarë por tashmë rezultati është ky që kemi në tavolinë, që opozita e bashkuar nuk e arriti dot objektivin që zgjedhjet të mos realizoheshin, gjithashtu nuk u arrit të merrnim dot perkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë.  Pra duke u nisur nga pasojat besoj se nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja ne zgjedhje. Por prapë është reflektim personal. 

Duke u nisur nga rezultati, për sa kohë nuk arritëm ta largojmë Ramën, për sa kohë nuk arritëm të moszhvilloheshin zgjedhjet në 30 qershor, duke u nisur nga rezultati, fakti është që rruga nuk ishte e duhura”.
I pyetur për faktin se opozita ndodhet e papërfaqësuar as në nivel vendor dhe as ne nivel qendror, Ristani tha:
“Kjo e ka dëmtuar jashtë mase jo vetëm opozitën dhe elektoratin e djathtë por edhe me gjerë sepse e ka lënë elktoratin të papërfaqësuar. 

Nuk janë më pjesë e parlamentit, nuk janë më pjesë e pushtetit lokal, nuk janë pjesë e këshillave bashkiakë dhe ky është një dëm që i është shaktuar jo vetëm elektoratit të djathtë por edhe shqiptarëve”.

Por a mund ta tkurrë kjo Partine Demokratike?

“Sigurisht që ka pasoja në elektorat sepse do të duhet që kjo të kompensohet. Duhet shtuar doza e njerëzve idealistë në ato nivele sa të kompensojnë qënien e opozitës jashtë institucioneve”, u përgjigj Ristani.

I pyetur drejtpërdrejtë nga Denis Dyrnjaja nëse prodhon apo jo frymë Lulzim Basha, Ristani zgjodhi të shmanget dhe përgjegjësinë e shpërndau mes lidershipit dhe stafit të tij.

Ndërsa për të justifikuar qëndrimin e tij kritik ndaj kryedemokratit, Ristani ju referua disa sondazheve të publikuara më herët të cilat tregonin se PD është në rritje, por jo lidershipi i saj.

“Sondazhet kanë treguar se ka një rritje të PD-së por nuk ka një rritje te lidershipit. Mbi këtë duhet analizuar dhe duhen marrë masa për të rikuperuar, dhe këtu ngul këmbë që lidershipi nuk duhet të jetë vetëm, duhet të jetë stafi i tërë, duhet të jenë njerëzit që e shoqërojnë të cilët po ashtu si kryetari duhet të reflektojnë dashurinë tek njerëzit”, thotë Ristani.

Por a mund të përjashtohesh sot ne PD nëse flet ndryshe dhe mendon ndryshe nga vija e partisë? T’i thuash kryetarit e ke gabim, mund të përjashtohesh?

“Jemi duke u përpjekur brenda PD-së që të vendosim sisteme të atilla që të mos varen nga vullnetet e njëshit por nga fryma kolegjiale. Ka patur disa takime me partnerët tanë, sidomos anglezë, për të vendosur në Partinë Demokratike sisteme të zgjedhjes siç i përdorin konservatorët anglezë. Unë shpresoj shumë që këto të zbatohen dhe të mos ngelet zgjedhja në vullnetin e njëshit”, u përgjigj ai.

Ristani ka edhe një kritikë për mënyrën se si behet zgjedhja e njerëzve që përfaqësojnë PD-në. Ai thotë se një nga të metat që ka patur organizimi i kohëve të fundit është pikërisht zgjedhja e stafeve jashtë parimeve kryesore që duhet të funksionojë një organizatë politike.

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, familjarët kërkojnë trupin e pajetë të 65-vjeçarit: Dua ta varros, t’i bëj adetet e fundit. Institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

18/07/2025
Kryesore

Gjirokastër, djali denoncon në polici: Më ka humbur babai!

18/07/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Ndërtoi pa leje në tokën e një gruaje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 65-vjeçari

18/07/2025
Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve
Kryesore

Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve

18/07/2025
Kryesore

Qeveria e re, Rama paralajmëron një Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale

18/07/2025
200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit
Blog

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

18/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

18/07/2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

18/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al