• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për turizëm në jug, ose kur karburanti kushton më shtrenjtë se hoteli!

27/07/2022
Për turizëm në jug, ose kur karburanti kushton më shtrenjtë se hoteli!

Nga ERLI MURATI

“Shqiptarët po vidhen 2 herë. Njëherë kur ju vidhet nëntoka e tyre dhe njëherë tjetër kur iu futet në makinat e tyre, me një çmim më të lartë se kudo tjetër, jo nafta që ata mendojnë se blejnë, por një lëndë shkatërruese. Si ka mundësi që ndërkohë që ky zotëri u thotë shqiptarëve se u rriti rrogën e pensionin, menjëherë rriten shumëfish çmimet në treg?!”.

Nëse ky paragraf iu tingëllon me konstatimin e një politikani opozitar, është pikërisht kështu. Këto fjali janë shkëputuar nga fjalimi i kryetarit të opozitës, në mars 2011. Kryetar i opozitës së atëhershme ishte Edi Rama. Kryeministër ishte Sali Berisha.

“Fast forward” sot, më 27 korrik 2022. Presupozohet jemi në kulmin e sezonit turistik. Megjithatë, nuk është e vështirë të vihet re një tkurrje e industrisë. Sigurisht në fundjavë shumëkush i drejtohet plazhit. Por, paralel me këtë, vijnë edhe ankesat e pronarëve të hoteleve në jug të vendit, por mungesën e një fluksi të vërtetë pushuesish.

Cila është arsyeja që plazhet e Himarës, Dhërmiut, Jalës etj po shohin sivjet më pak turistë se vjet apo parvjet?

Nuk vlejnë ankesat e përhershme për çmimet e larta të dhomave, ushqimeve e shërbimeve. Fundja jugu është “demokratik” dhe ka për të gjithë. Mund ta gjesh shezlonin me 100 euro në Jalë, por mund të bësh edhe pushime të qeta familjare në Borsh e Livadh. Çmimi i dhomave, i njëjtë Cilësia e shërbimit vazhdon të përmirësohet vit pas viti, gjithashtu.

Atëherë, çfarë ka ndryshuar nga vjet e parvjet? Përgjigja është e thjeshtë, çmimi i karburanteve.

Nafta dhe benzina janë shndërruar në një luks që jo çdokush mund t’i përballojë. Distanca nga Tirana në Sarandë dhe anasjelltas është rreth 520 kilometa. Nëse ke një makinë që harxhon rreth 10 litra naftë për 100 km, të nevojitet 110 – 120 euro karburant, pa llogaritur lëvizjet e brendshme. (Në Shqipëri, pensioni minimal është 119 euro)

Në asnjë vend tjetër në botë, një rrugë vajtje-ardhje nga kryeqyteti në det, nuk do të kushtonte sa pensioni minimal. Për të bërë një krahasim: Pensioni minimal në Maqedoninë e Veriut është 170 euro. Karburantet gjithashtu kushtojnë më lirë atje se në Shqipëri. Praktikisht i kushton më pak një shkupjani të vijë në Sarandë se sa një tiranasi.

Po të pyesësh avokatët e pushtetit, përgjigjen e kanë në majë të gjuhës. Duke mbledhur buzët sikur po shfajësohen ata artikulojnë alibinë: është taksa e karburantit e lartë…

A thua se taksa e karburantit është një fatkeqësi që na e solli Zoti dhe nuk e përcakton qeveria sipas vizionit të politikave zhvilluese.

Mund të ngjajë si batutë, por nuk është. Sot është më lirë të shkosh në Venecia me avion, se në Ksamil me makinë. Reklama për shkurtimin e distancave përmes “rrugëve” të reja është thjesht një propagandë. Aq kohë sa janë dashur të shkosh në Vlorë e Sarandë para 2-3 vitesh, aq duhen edhe sot.

Nëse qeveria nuk ndërhyn për uljen e çmimit të karburanteve, në mënyrë që deti të bëhet i aksesueshëm për të gjithë dhe të mos quhet luks, do të vijojë e njëjta situatë në plazhet e Jugut. Në fakt, ndoshta është luks t’i kërkosh qeverisë këtë gjë, ndërkohë që ajo ka paralajmëruar kufizime të furnizimit me energji në vjeshtë…/ Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

I lidhur me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut Sokol Bode
Kryesore

I lidhur me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut Sokol Bode

11/08/2022
Dy turistë francezë bllokohen në kanionet e Langaricës në Përmet
Kryesore

Dy turistë francezë bllokohen në kanionet e Langaricës në Përmet

11/08/2022
Gazetarja ‘zbulon’ vendndodhjen e Klement Balilit: Fshihet në Tepelenë, pasdite e gjeni te Kalimera në Vanistër
Blog

Gazetarja nga Tepelena: Ndërkohë që opozita ikën për në Ballaban, Edi Rama dhe 40 patronazhistët e tij, e kanë mbyllur rezultatin e zgjedhjeve në Bënjë të Përmetit

11/08/2022
“Trimërohen” pronarët e motorëve të ujit në Sarandë: Nesër do hidhemi në ujë, jemi në një mendje me çunat (VIDEO)
Kryesore

“Trimërohen” pronarët e motorëve të ujit në Sarandë: Nesër do hidhemi në ujë, jemi në një mendje me çunat (VIDEO)

11/08/2022
Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Kryesore

Para dy ditësh e uli me 1 lek, sot Bordi rrit çmimin e naftës me 5 lekë

11/08/2022
Aksident i frikshëm në Radhimë, përplasen 5 makina (VIDEO)
Kryesore

Aksident i frikshëm në Radhimë, përplasen 5 makina (VIDEO)

11/08/2022

Te fundit

“Duhen 50 mijë euro për të marrë fëmijët”, motrat e aktorit Florind Belliu mbledhin 28.850 dollarë në 14 orë

“Duhen 50 mijë euro për të marrë fëmijët”, motrat e aktorit Florind Belliu mbledhin 28.850 dollarë në 14 orë

11/08/2022
I lidhur me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut Sokol Bode

I lidhur me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut Sokol Bode

11/08/2022
Flet i fejuari i shqiptares që vrau veten në burg: Dona nuk ishte e droguar, atë e braktisën të gjithë

Flet i fejuari i shqiptares që vrau veten në burg: Dona nuk ishte e droguar, atë e braktisën të gjithë

11/08/2022
E zuri korrenti dhe shkoi pa shenja jete në spital, ndodh mrekullia për 4-vjeçarin në Sarandë

E zuri korrenti dhe shkoi pa shenja jete në spital, ndodh mrekullia për 4-vjeçarin në Sarandë

11/08/2022
Denoncimi i çuditshëm në Sarandë: Një grua më ka hyrë në shtëpi dhe nuk del

Rrahu të dashurën dhe kundërshtoi policinë, pranga të riut nga Saranda

11/08/2022

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Duhen 50 mijë euro për të marrë fëmijët”, motrat e aktorit Florind Belliu mbledhin 28.850 dollarë në 14 orë

“Duhen 50 mijë euro për të marrë fëmijët”, motrat e aktorit Florind Belliu mbledhin 28.850 dollarë në 14 orë

11/08/2022
I lidhur me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut Sokol Bode

I lidhur me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut Sokol Bode

11/08/2022
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al