• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për idiotët e internetit dhe teoritë e tyre konspirative

08/07/2020
Për idiotët e internetit dhe teoritë e tyre konspirative

Nga Mustafa Nano

Duke qenë se i shoh që janë kaq shumë popullorë, unë filloj dhe pyes veten, ka dy mundësi në këtë mes: besoj që këtë që bëj unë ka edhe të tjerë që e bëjnë si puna ime: Ose këta janë idiotë dhe të sëmurë, ose unë jam idiot dhe i sëmurë, nuk ka zgjidhje tjetër.

Ne jemi mësuar të masim saktësinë e kauzave tona, të qëndrimeve dhe opinioneve që ne mbajmë edhe me popullaritetin, me konsensusin popullor që qëndrimet tona gjejnë apo provokojnë.

Në botën moderne ajo që të tjerët mendojnë është shumë e rëndësishme dhe ne shpesh herë biem ne grackën e konsensusit popullor dhe këtu ata fitojnë gjithmonë. Pyetja që ne bëjmë është e natyrshme: Mos jemi ne idiotë? Apo vallë janë ata idiotë?

Një nga këta personazhe shikoni se çfarë thotë:

“Ka mbetje të njerëzve 7 metra kudo në botë. Edhe këtu janë gjetur skelete nga 6-7 metra. Janë gjetur në Elbasan këto skelete. Por i fshehin. Historia është e manipuluar dhe e fshehur…”

“…Me koronavirusin kërkojnë të reduktojnë numrin e popullsisë, kërkojnë që të mikroçipojnë njerëzit dhe t’i kontrollojnë ata nëpërmjet sistemit 5G…”

“…Në vaksinë futen indet e fëmijëve të abortuar më të vegjël se tre muaj dhe indet duke u shumuar me shpejtësi i prishin ADN-në të moshuarve dhe rrjedhën normale të jetës duke u shkaktuar vdekje të parakohshme…”

“…Edhe mosha e mesme 30-60 vjeç do kenë dëmtime në shëndet nga vaksina, kurse të rinjve mund t’iu shkaktohen sëmundje të ndryshme, si hepatit, diabet, paaftësi për të lindur, kështu që njerëzimi shkon gjithmonë duke u degraduar…”

“…Kjo vaksinë do të jetë inteligjente, me nanothërrmija, dhe përmes antenave 5G ata do të kontrollojnë trupat tanë…”

“…Jo maska, jo doreza! Ju bëj thirrje që nëpër dyqane e kudo, të vënë një shënim atje që nuk shërbejmë me maska, nuk shërbejmë me doreza. Pandemia është një mashtrim i madh që e ka shpikur vëllazëria e zezë, të cilës i shërben ky kryeministër që kemi….”

“…Numri i të vdekurve edhe në botë, edhe në Shqipëri nuk është aq i madh sa raportohet. Njerëzit kanë vdèkur në mënyrë të natyrshme ashtu siç kanë vdekur dhe më parë nga gripet….”

“…Nëse do të ketë vaksinë, do të ketë izolim, do të ketë karantinë të re, atëherë dy duar për një kokë janë. Nëse ata duan të na vrasin me vaksinë edhe ne do t’ju përgjigjemi me të gjitha mjetet”.

Tani më e bukura është një tjetër, masat e mëdha të lexuesve që lexojnë gjëra të tilla dhe poshtë me entuziazëm të madh komentojnë, bëjnë komentet e tyre miratuese, shikoni:

-Bravo. Ka shume te verteta qe s’u thuhen popullit.

-Hallall vëlla për këtë betejë të jashtëzakonshme që po bën.

-Je perfekt i nderuar, por shume pak ju kuptojnë. Te uroj jete te gjate.

-Me ne fund, po zgjohen edhe shqiptarët. Respekte zoteri.

-Je i madh, por njerezit jane qorra dhe të shurdher.

-Te lumte, gjithmone i vecante nga te tjeret.

-Zoteri, duhet te dilni me shume neper ekrane, mendoj.

-Kam respekt per ty. Te përshendes nga Lugina e Preshevës.

-Ky di shumë gjera. Bravo.

Jetojmë në kohë të vështira, dhe kur them në kohë të vështira, nuk kam parasysh kohën e Covid-it por kam parasysh një kohë tjetër, kohën kur për shkak të rrjeteve sociale, me ndihmën e rrjeteve sociale të gjithë idiotëve të botës u është krijuar një skene e madhe dhe u është dhënë një foltore e madhe, pra kanë mundësi të shprehen dhe të shpalosin gjithë idiotësinë e tyre, jetojmë në kohë të vështira!

Related Posts

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Donald Trump Show

“Nga 1 gushti, tarifa të reja doganore prej 35% për Kanadanë”/ Trump i dërgon sot një letër BE-së  

11/07/2025
Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al