• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për gjirokastritin brilant, Arben Duka, poeti me penë magjike që gdhendte fjalë si mjeshtrat e gurit

15/12/2021
Për gjirokastritin brilant, Arben Duka, poeti me penë magjike që gdhendte fjalë si mjeshtrat e gurit

Nga Flamur Golemi

“Nuk ka Shqipëria as bota e tërë
O pikë e floririt mbi Malin e Gjërë
Sot me zërin tim mblidhen mijëra zëra
Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra…”
Vargje të tilla emblematike për këngën himn të Gjirokastrës nuk mund t’i shkruante kurrsesi kaq bukur asnjë poet tjetër veç Arben Dukës. Jo vetëm sepse ishte bir i kësaj ane, por mbi të gjitha ai gëzonte një mjeshtëri të pashoq për të gdhendur fjalët. Njësoj si mjeshtrat që kanë gdhendur gurët e rrugëve të kalldrëmta të Gjirokastrës, Arben Duka ka gdhendur fjalët në sa e sa poezi dhe tekste këngësh. Askush më shumë se ai nuk pasuroi kaq shumë polifoninë shqiptare dhe këngën popullore me mijëra tekste, që do të jetojnë pafundësisht si një pasuri e përbashkët e kombit tonë. E përveç kësaj, Arben Duka diti të qesëndiste dhe shpotiste në mënyrë brilante realitetin dhe jetën publike si rrallë kush përmes poezive të tij satirike. Unë nuk e kam njohur personalisht dhe kjo mbase më ndihmon të mos bie në kurthin e zakonit të pashpjegueshëm se duhen thënë ca fjalë të mira për njerëzit që ndahen nga kjo botë. Por prapë e kam të vështirë t’i gjej edhe ato të uruara fjalë për një mjeshtër të madh të fjalës, për një poet me penë magjike si Arben Duka. E sado të përpiqem druhem se mos gaboj. Nuk gdhend dot fjalë si ai. Po i mbyll këto radhë me një FALEMINDERIT dhe LAMTUMIRË për gjirokastritin brilant Arben Duka, që me ikjen e tij fizike, krijon një zbrazëti aq të madhe sa një Zot e di kush do ta mbushë. E në ndodhtë ndonjëherë, prapë si ai zor se do të ketë të dytë. Të qoftë dhéu i lehtë, Arben!

Related Posts

“Balluku”, kërkesa e Ramës e rrëzuar, por e pagjykuar
Kryesore

“Balluku”, kërkesa e Ramës e rrëzuar, por e pagjykuar

07/02/2026
Atentat i dështuar me eksploziv: Çfarë ndodhi në Konispol?
Kryesore

Atentat i dështuar me eksploziv: Çfarë ndodhi në Konispol?

06/02/2026
Përmbytje në Himarë/ Bashkia thirrje banorëve: Shmangni lëvizjet
Kryesore

Përmbytje në Himarë/ Bashkia thirrje banorëve: Shmangni lëvizjet

06/02/2026
3 të arrestuar në Gjirokastër, si u zbulua baza për lëshimin e dokumenteve të falsifikuara (VIDEO)
Kryesore

3 të arrestuar në Gjirokastër, si u zbulua baza për lëshimin e dokumenteve të falsifikuara (VIDEO)

06/02/2026
Kryesore

Vendimi i plotë i Kushtetueses, Balluku pezullohet nga detyra

06/02/2026
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Ramën, pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi

06/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTOLAJM/ Spektakël plot ngjyra e fishekzjarrë, pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Itali

FOTOLAJM/ Spektakël plot ngjyra e fishekzjarrë, pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Itali

07/02/2026
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba Pollozhani vendos të mbulohet brenda shtëpisë së “BBVK”

07/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al