• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pejiç: Fitojmë me Luftëtarin dhe lëmë poshtë rivalët për titull

28/03/2017
Pejiç: Fitojmë me Luftëtarin dhe lëmë poshtë rivalët për titull

Pero Pejiç konfirmohet edhe një herë tjetër si një prej lojtarëve më të mirë te skuadra e Kukësit. Me 15 gola të shënuar në Superiore, kroati është kthyer në një pikë të fortë në sulmin e verilindorëve, të cilët janë në garë për të fituar titullin kampion dhe kryesojnë Kategorinë Superiore. Sulmuesi nuk neglizhon shënimin e golave edhe në ndeshjet miqësore dhe një gjë e tillë u pa edhe në sfidën me Lirinë e Prizrenit.

Kur skuadra po humbiste në shifrat 2-1, trajneri Gjoka hodhi në fushën e lojës Eminin e Pejiçin. Ky i fundit arriti të shënonte dy gola, duke barazuar shifrat. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” pas asaj ndeshjeje, Pejiç shprehet se ka objektiv të shënojë në çdo përballje, pavarësisht nëse ato janë miqësore apo takime zyrtare.

“Sigurisht që jam i kënaqur, sepse kur unë shënoj gola ndihem i lumtur, pasi ajo është detyra ime. Golat janë shumë të rëndësishëm për mua dhe, nëse vijnë në ndeshje miqësore apo në stërvitje, rëndësi ka që të shënoj, pasi kjo është puna ime. Në ndeshjen ndaj Lirisë, unë luajta rreth 20 minuta dhe shënova dy herë në portën kundërshtare.

Për mua, të gjithë golat janë të rëndësishëm. Shpresoj që të vazhdoj kështu edhe në kampionat. Po punoj shumë për të vijuar këtë ecuri”, ka thënë fillimisht lojtari, i cili kryeson listën e golashënuesve në elitë.

Ndeshja

Miqësorja ndaj Lirisë ishte një test për Kukësin në prag të takimit ndaj Luftëtarit, të cilin verilindorët do ta luajnë në shtëpi. Nuk duhet harruar se gjirokastritët ia kanë bërë punën e vështirë Kukësit në dy përballjet e mëparshme, ku në Kukës vendasit kanë fituar minimalisht, ndërsa kanë barazuar 2-2 në transfertë.

“Për ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit kemi një javë kohë për t’u përgatitur dhe, për mua, personalisht është shumë mirë që golat i shënova para kësaj sfide. Besoj që do jetë një takim i vështirë, pasi Luftëtari ka bërë lojëra shumë të mira këtë sezon. I kemi parë ata gjatë gjithë kampionatit, kemi respekt për ta, por ne jemi në një moment që na nevojitet vetëm fitorja, ndaj do të hyjmë në fushë për ta siguruar atë”, ka vazhduar Pejiç, i cili komenton edhe garën për titullin kampion dhe rivalitetin mes tri ekipeve.

“Do të ketë një garë interesante deri në fund të kampionatit dhe rivaliteti do të jetë i madh. Por, ndërsa ne luajmë ndaj Luftëtarit në një ndeshje të vështirë, rivalët tanë e kanë edhe më delikate, pasi janë përballë njëri-tjetrit. Në këtë ndeshje secila prej skuadrave do të lërë pikë dhe kjo është mirë për ne, që nga ana tjetër duhet të marrim pikët e plota”, ka mbyllur Pejiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Dritan Shakohoxha: Shqipëria ende nuk e ka rinovuar kontratën me Sylvinhon, trajneri është i tundur nga ofertat tjera
Lajme

Dritan Shakohoxha: Shqipëria ende nuk e ka rinovuar kontratën me Sylvinhon, trajneri është i tundur nga ofertat tjera

05/12/2023
De Biasi: Shqipërinë e dua surprizë
Lajme

De Biasi: Shqipërinë e dua surprizë

04/12/2023
Risi në Euro 2024, ja për çfarë do të shërbejë mikroçipi në top
Pikante

Risi në Euro 2024, ja për çfarë do të shërbejë mikroçipi në top

04/12/2023
Akomodimi në Gjermani, Sylvinho kërkon kushtet më të mira për skuadrën
Lajme

Akomodimi në Gjermani, Sylvinho kërkon kushtet më të mira për skuadrën

04/12/2023
Gazeta spanjolle: Si u transformua Kombëtarja e Shqipërisë në një dekadë
Lajme

Gazeta spanjolle: Si u transformua Kombëtarja e Shqipërisë në një dekadë

04/12/2023
S’ka fitues në derbi, Tirana dhe Partizani marrin nga një pikë
Lajme

S’ka fitues në derbi, Tirana dhe Partizani marrin nga një pikë

04/12/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura

07/12/2023

“Harrojeni se Beleri betohet”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

07/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al