Gjate nje takimi ne Vlore me kandiatet e PS-se per deputete, kryeministri Edi Rama sulmoi edhe Partine Demokratike, qe sipas tij nuk ka kandidate nga komuniteti çam ne ate qark dhe as nga minoriteti grek. Por pas ketyre deklaratave ka pasur nje reagim nga kandidati i PD-se ne Sarande, Jolio Dine, i cili vjen nga radhet e komunitetit çam. Dine thote se Edi Rama eshte ne panik nga humbja e 25 prillit.
Reagimi i tij i plote : Edi Ramen e ka zene paniku dhe eshte trullosur nga humbja e sigurt. Te drejte ka qe thote se Partia Demokratike nuk ka perfaqesues ne liste per komunitetin cam, se Edi Rama as nuk i njeh e as nuk i do camet! E kujtoj Edi Ramen se une, kandidati me nr.5 Gezim Ademaj dhe ai me nr.8 Julian Zoto (Taipi), jemi ne liste edhe si perfaqesues te komunitetit cam. Une jam Jolio Dine, pinjoll i familjeve Korro e Shorri nga Konispoli, por edhe nip ne Shales e ne Dishat. Jam lindur e rritur ne Sarande, por jam krenar qe rrjedh nga dy fise te nderuara Konispolate. E ndiej veten perfaqesues edhe te asaj zone se nuk e kam ndare kurre veten nga banoret e Bashkise Konispol, kam qene dhe do jem pjese e atij komuniteti dhe e ftoj Kryeministrin te pyesi mire dhe ne rast se nuk pyet, pergjigjen do e marre ne 25 prill.