Dega e Partisë Demokratike e Sarandës ka urdhëruar Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të këtij qyteti që të ndërpresë menjëherë procesin zgjedhor.
PD i ka dërguar një shkresë zyrtare KZAZ-së Nr. 88, Bashkisë së Sarandës, Komisariatit të Policisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Misionit të OSBE/ODIHR-it, ku nënvzion se procesi zgjedhor është i paligjshëm pas vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, ndaj dhe duhet të ndërpritet në të gjithë territorin e Sarandës.