Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas akuzave të Taulant Ballës se organizatore e protestave të ditës është opozita.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Taulant Balla dhe Erjon Braçe mund të jenë në garë për të zëvendësuar Sandër Lleshaj por lajmet që po japin janë të rreme.
Gjithashtu ai thotë se përpjekjet për të fajësuar PD-në një provë më shumë se qeveria nuk ka lidhje me realitetin.
“Taulant Balla dhe Erjon Braçe mund të jenë në garë për të zëvendësuar Sandër Lleshaj, por gara se kush do të përhapë i pari lajmin e rremë nuk mund të hedh poshtë të vërtetën. Ajo që po shohim tani në Tiranë është për shkak të arrogancës, dhunës dhe manipulimit të qeverisë në këto 7 vjet.
Përpjekjet patetike të Partisë Socialiste për të fajësuar PD-në për 7 vitet e tyre të dështimit është vetëm një provë më shumë se Rama dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që po jetojnë shqiptarët”.