• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD nxjerr pamjet e parcelave me kanabis në Tepelenë, Vlorë e Kukës (FOTO)

18/07/2020
PD nxjerr pamjet e parcelave me kanabis në Tepelenë, Vlorë e Kukës (FOTO)

“Të paprekshmit e Edi Ramës mbjellin Shqipërinë me kanabis nga Veriu në jug. Asnjë bos droge i arrestuar”.

Kështu u shpreh Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, ndërsa publikoi fotot e parcelave me kanabis në Kukës, Tepelenë dhe Vlorë.

“Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës”. Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë. Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama”.

“Droga mbillet në mes të vendit”, raporti i Antimafias italiane: Shqipëria ndër vendet kryesore në botë të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit”, vijoi Gjata.

Deklarata e plotë e Çlirim Gjatës

Të dashur qytetarë, prej disa vitesh, ne kemi denoncuar projektin e Edi Ramës për të kanabizuar vendin si mënyra për të lidhur klanet kriminale me pushtetin e tij. Realiteti i 4-5 viteve më parë, kur i gjithë vendi u mboll me drogë dhe droga transportohej me avion, po përsëritet sërish me agresivitet edhe më të madh, përpara largimit të qeverisë së Edi Ramës.

Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës.

Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë.

Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.

Në raportin e fundit të Antimafias italiane, Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore në nivel botëror për prodhimin e kanabisit.

“Klanet shqiptare tanimë shprehin zotësi në rritje jo vetëm në tregtinë e drogës, por edhe në përmirësimin e cilësisë së bimëve narkotike që mbjellin, duke importuar në Shqipëri fara të afta për të prodhuar marijuanë në sasi të mëdha, në mes të vendit.”- thuhet në raportin e antimafias italiane.

Raporti ngre alarmin se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia Qendrore dhe se, për shkak të lidhjeve të duhura, krimi i organizuar shqiptar është kthyer në një nga furnizuesot kryesorë të Italisë me kokainë nga Kolumbia.

Raporti tregon edhe mënyrën sesi kryhet transporti i drogës pa u shqetësuar nga Policia e Edi Ramës dhe e Sandër Lleshajt.

Trafiku rrugor është më i përhapuri, por edhe trafiku përmes detit dhe kanalit të Otrantos. “Skafet nisen nga harku mes Vlorës dhe Durrësit dhe drejtohen përgjithësisht drejt brigjeve puljeze”- theksohet në raportin e Antimafias Italiane.

Pyetja që shtron sot çdo qytetar është sesi ka mundësi që policia shqiptare i ka të gjitha këto informacione, e di se ku mbillet droga, e di se kush e mbjell, kush e trafikon, mënyrën dhe vendin nga trafikohet dhe prapë nuk merr asnjë masë?! Nuk ka asnjë edhe një arrestim të vetëm të trafikantëve të drogës. Asnjë shef të shkarkuar policie, megjithë premtimin pompoz të Sandër Lleshajt. Përgjigja është fare e thjeshtë! Policinë e pengon Ministri i Brendshëm, i cili është në shërbim të paktit të Edi Ramës me trafikantët e drogës.

Raporti i Antimafias italiane konfirmon se trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali nuk është ndaluar as gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Kur askush nuk lëvizte në rrugët e Shqipërisë dhe Edi Rama bënte shfaqjet me dron nga rrugët e zbrazura, trafikantët e drogës lëviznin lirshëm nga toka dhe nga deti.

Raporti i Antimafias italiane hedh dritë edhe mbi pasurinë shumë të madhe të bosëve të drogës shqiptare. “Të ardhurat nga trafiku i kanabisit u kanë dhënë mundësi shqiptarëve të futen në tregun e heroinës dhe kokainës, duke shumëfishuar të ardhurat”- thuhet në raport, i cili e sheh Shqipërinë si një vend ndërkombëtar të krimit.

Janë këta trafikantë droge që Edi Rama i shet për emigrantë dhe që po synon t’u legalizojë pasuritë e vëna nga droga përmes ligjit të aministisë fiskale.

Ky ligj, nëse miratohet, kundër sugjerimeve të partnerëve tanë strategjikë, nuk ka për të patur jetën e gjatë. Në do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.

Puna e ndershme dhe jo paratë e drogës do të vlerësohen nga qeveria e ardhshme, në mënyrë që Shqipëria të hiqet nga harta e vendeve kryesore të prodhimit dhe trafikimit të drogës.

Related Posts

Prej të hënës ndalohen monopatinat në Shqipëri
Kryesore

Prej të hënës ndalohen monopatinat në Shqipëri

12/10/2025
Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti
Kryesore

Ndarja në vazo, ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë në fazën Play Off të Botërorit

12/10/2025
Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur
Kryesore

Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur

12/10/2025
E premtja e zezë në Shqipëri/Si humbën jetën 11 persona dje në Shqipëri në mënyrë tragjike
Kryesore

Aksident në Memaliaj, shoferi i dehur përplaset me një makinë tjetër

12/10/2025
Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
Blog

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

12/10/2025
Nëse Shqipëria mban vendin e dytë në grup, çfarë ndodh në fazën Play Off për Botërorin
Kryesore

Nëse Shqipëria mban vendin e dytë në grup, çfarë ndodh në fazën Play Off për Botërorin

12/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël kuqezi, Shqipëria dëfrehet ndaj Jordanisë, fiton me permbysje në miqësore

VIDEO/ Spektakël kuqezi, Shqipëria dëfrehet ndaj Jordanisë, fiton me permbysje në miqësore

14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani/ 60 minuta lojë, nuk ndryshon rezultati në “Air Albania”

LIVE Shqipëri-Jordani/ Kryevepër e Arbër Hoxhës, thellohen shifrat (VIDEO)

14/10/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al