Demokratët në Sarandë e Delvinë kanë përfunduar procesin e brendshëm të propozimeve të kandidatëve për deputetë.
Sa i përket Sarandës emrat e që ka propozuar anëtarësia janë: Fatbardh Kadilli, Nada Mecorapaj, Dashamir Tahiri, Jolio Dine. Në Delvinë: Alltun Cela, Jolio Dine, Etleva Merko, Ndricim Mehmeti.
PD pretendon që bashkë me zgjedhjet parlamentare të zhvillojë edhe ato lokale, por që gjasat janë shumë të pakta, sidoqoftë ata kanë bërë dhe një listë me propozime të kandidatëve për kryetarë bashkie.
Për Sarandën: Kreshnik Bozho, Lina Vaso, Arben Guga, Lina Vaso, Armando Magllara, Gentjan Zera.
Për Delvinën: Julian Zoto, Ilir Duka, Fiqiri Kulla, Ilir Mehmeti, Bati Cucuri, Ervis Iljazi.
Ky proces koordinohej nga ish-deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi.