Simpatizantët dhe drejtuesit e Partisë Demokratike të qarkut Gjirokastër kanë sonte radhën për të qenë sërish në çadrën e protestës në kryeqytet.
Në mënyrë të organizuar, ata do të jenë sonte në orën 21:00 bashkë me protestuesit e tjerë në Tiranë.
PD ka nisur protestën që prej datës 18 shkurt dhe kërkon qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa mazhoranca thotë se kjo protestë e opozitës ka synim të vetëm thjesht të bllokojë procesin e vettingut. /ArgjiroLajm.net