• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD e vulës me kandidatë të saj në Gjirokastër e Libohovë, emrat e mundshëm

05/03/2023
PD e vulës me kandidatë të saj në Gjirokastër e Libohovë, emrat e mundshëm

Vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i lënë vulën e PD-së, Enkelejd Alibeajt dhe Gazmend Bardhit, si dy njerëzit e Lulzim Bashës, e ka komplikuar më shumë situatën te opozita në prag të zgjedhjeve lokale. Fraksioni i vulës kishte nisur edhe më herët prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale në disa bashki të vendit duke lënë të kuptohej se e dinte më herët vendimin.

Pas regjistrimit të pritshëm në KQZ, do të shtohen kandidatët gati në të gjithë bashkitë e vendit. Sa i përket qarkut Gjirokastër, deri më tani të paktën përfliten kandidatë të fraksionit të vulës në Bashkinë Gjirokastër dhe Bashkinë Libohovë. Për Gjirokastrën emrat e mundshëm janë Spartak Drasa dhe Shemsho Lamaj. Për Libohovën është Endri Hoxha. Ky i fundit i kontaktuar nga argjiroja.net për t’i kërkuar një konfirmim ose jo, dha një përgjigje kontradiktore. Fillimisht as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi kandidimin duke u shprehur se “ende s’e ka vendosur”. Më pas e cilësoi përfoljen e emrit të tij si “aludime të pavërteta e muhabete kafenesh”. Drasa e Lamaj nuk ishin të arritshëm për një komunikim deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Alibeaj e Bardhi po caktojnë gjithashtu edhe njerëzit e tyre nëpër komisionet e KQZ për procesin zgjedhor. Deri më tani regjistrimi si kandidatë i njerëzve të Foltores në Gjirokastër e Libohovë, Dorjan Lani e Adil Xhelili, është në ngërç. Afati i fundit për regjistrimin e tyre është në fund të muajit mars. Opsioni më i mundshëm për ta dhe gjithë kandidatët e tjerë të grupimit të Berishës mbetet të hyjnë në listat e Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta. Njësoj si 4 vite më parë edhe këto zgjedhje lokale ka gjasa që të mos jenë normale dhe me një garë të vërtetë. PD vuan vendimin vrastar të Lulzim Bashës për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. ©argjiroja.net

Related Posts

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Kryesore

Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Kryesore

Gjykata Kushtetuese s’ka vendim për Ballukun

03/02/2026
Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)
Kryesore

Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)

03/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Askush nuk i thotë jo Janice-s”/ Nëna e Diddy-t nis betejën kundër Netflix

“Askush nuk i thotë jo Janice-s”/ Nëna e Diddy-t nis betejën kundër Netflix

04/02/2026
Prezenca në Botëror në rrezik, portieri do të operohet

Prezenca në Botëror në rrezik, portieri do të operohet

04/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al