Trashëgimia kulturore në qytetin e Gjirokastrës, qendër historike e shpallur pasuri botërore nga UNESCO sërish ka marrë vëmendje. Bashkia Gjirokastër dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, ka oraganzuar sot një aktivitet kushtuar Ditës së Trashëgimisë Kulturore Kombëtare. Nxënësit kanë parakaluar me piktura të realizuara prej tyre nga Sheshi ‘Çerciz Topulli’ përgjatë pazarit deri te Muzeu Etnografik. Parakalimi i tyre u shoqërua nga banda muzikore e qytetit.
©ArgjiroLajm.net