U desh të kalonte një vit që nga marrja e mandatit të lënë nga Vengjel Tavo, që deputetja e LSI-së në qarkun Gjirokastër, Ediola Pashaj (Braha) të mbante fjalimin e parë në Kuvend. Ajo ka folur në seancën e fundit të Kuvendit dy javë më parë lidhur me efektet e aktit normativ të qeverisë gjatë kohës së pandemisë. Pashaj e konsideron lehtësues faljen që qeveria iu bëri gjobave të vendosura për shkeljet e karantinës. Ndiqni në videon më poshtë fjalën e plotë të saj.
©argjiroja.net