Pas Gjermanisë, koronavirusi fut sërish në karantinë edhe Francën.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar këtë mbrëmje një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve.
Duke filluar nga dita e premte, francezët do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore.