Kryeministri Edi Rama do të vijë sot në Gjirokastër për një vizitë dy ditore. Ndërkohë Partia Demokratike po mobilizohet të organizojë një protestë, qoftë edhe sa për efeket kamerash.
Mësohet se mbështetësit e saj do të mblidhen në rrugën pranë Viroit në orën 10:30, për të kundërshtuar mbërritjen e Kryeministrit. Kujtojmë që para dy javësh PD dështoi me protestën e saj në Gjirokastër, ku mori pjesë edhe kryetari Lulzim Basha.
Numri i atyre që i dolën në shesh opozitarëve ishte shumë i vogël.
©argjiroja.net