Ndërsa disa ditë më parë akuzonte Bashkinë Gjirokastër se shpërndante ndihma për familjet në nevojë mbi baza partiake, sot Dasho Aliko kishte vendosur të dilte vetë në terren. Zgjodhi të ndihmonte me ushqime disa familje të komunitetit rom në lagjen “Zinxhira”. Nuk i kurseu as kësaj radhe akuzat për bashkinë dhe qeverinë, akuza për hir të akuzave sic ndodh gjithmonë në fakt.
Por ajo që bëri përshtypje teksa shihje pamjet nga ‘Zinxhirat’ ishte masiviteti i njerëzve, që është kategorikisht e ndaluar në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19. Nuk po fajësojmë Dasho Alikon përse gjithë familjet rome u dyndën në shesh për të marrë ndihma, por për të shmangur rrezikun nga Covid-19, duhej gjetur një formë tjetër e shpërndarjes së ndihmave.
Të mos kishte grumbullim njerëzish shumë pranë njëri-tjetrit. Sidoqoftë lajm i mirë është që opozita në Gjirokastër ‘zgjidhi qesen’ dhe bëri një gjest solidariteti të madh në një kohë të vështirë për të gjithë.
©argjiroja.net