Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit vijon punën në terren duke prishur ndërtesat pa leje që janë ndërtuar përgjatë vijave bregdetare.
Ky organ ka ndaluar këtë të martë në Dhërmi ndërsa nga kontrollet e kryera ka konstatuar 11 objekte të ngritura ilegalisht mbi rerën e plazhit.
IKMT-ja ka ndërhyrë me mjete të rënda duke shembur ndërtesat, kurse ndaj pronarëve abuzivë janë aplikuar masa administrative dhe ligjore.
“Gjatë kësaj jave është verifikuar linja e bregdetit në Dhërmi ku u konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin”, njofton IKMT-ja.
Ky aksion pritet të shtrihet në gjithë bregdetin shqiptare dhe kudo ku ka ndërtime pa leje. Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë shkeljet që konstatojnë.