Vangjel Tavo ka publikuar një video në Facebook ku flasin disa qytetarë nëpër Tiranë, të cilët shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes. Ndërkohe Tavo vetë shkruan: “Më 25 prill nuk do flasin mashtrimet dhe projektet false në 3D të “Rilindjes.” Më 25 prill do buçasë zëri dhe zemërimi i një populli të tërë”.
Ish-deputeti i LSI-së në Gjirokastër ka kohë që nuk zhvillon takime në terren ose të paktën nuk i bën ato publike, por reagimet e veta i ka përqëndruar kryesisht në rrjetet sociale.