Sipas MeteoAlb: Paraditja në vendin tonë mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta. Por parashikohet që vranësirat të zhvillohen gjatë mesditës duke sjell rreshje shiu në zonat Jugore dhe Lindore. Ndërsa mbrëmja rikthen motin e qendrueshëm edhe në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 11°C deri në 33°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.