Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë i shkallës rihter ka rikthyer panikun tek qytetarët në Tiranë. Shumë prej tyre kanë lënë banesat dhe kanë dalë në rrugë.
Shihni këto foto nga sheshi ‘Nënë Tereza’, ku sic shihet dhjetra makina janë parkuar aty. Ministria e Mbrojtjes thotë se ky tërmet ishte pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit.
“Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerez apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lekundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.