Një banesë është djegur në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës. Argjirolajm.net sjell pamje, ku shihet e gjithë banesa e përfshirë nga flakët. Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht brenda banesës nuk ka pasur njerëz në momentin e rënies së zjarrit, i cili ka shkrumbuar katin e dytë. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por kanë hasur vështirësi, për shkak të rrugëve të ngushta dhe terrenit të papërshtatshëm.