Familja e Mentor Rexhës në Shkodër ka hapur dyert e mortit edhe pse nuk e kanë ende trupin e djalit.
I riu shqiptar humbi jetën në një burg në Francë, por familja e tij nuk e pranon se ai është vetëvrarë.
Nëna e tij tha se djali është dhunuar në burg dhe këtë e bazojnë në imazhet që kanë parë ku duket se në trupin e tij ka shenja dhune.
Në fotot që ka siguruar “Panorama” shihet se i riu ka shenja që duken të shkaktuara nga dhuna, por nuk dihet zyrtarisht e vërteta e vdekjes së tij.