Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në prag të sfidës mes Tiranës dhe Partizanit. Tifozeritë e të dyja skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën në pjesën pas porte.
Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur sadopak këtë përplasje aspak normale.
Pas përplasjes mes tifozëve, në stadium kanë mbërritur edhe forcat e rendit të cilët kanë marrë situatën në kontroll.
Mësohet se arsyeja e këtij sherri masiv është, fonia e stadiumit, e cila është vendosur pranë tribunës ku qëndron tifozeria e Partrizanit.
Kjo gjë ka irituar ata që kanë zbritur dhe kanë dashur ta heqin. Tifozët e Tiranës janë futur gjithashtu, dhe kaq është dashur të plasi me tifozerive.