Një prift ortodoks grek ka bërë një veprim që ka shkaktuar goxha zemërim në opinionin publik . Në një video të publikuar një DailyMail, ai shfaqet teksa mban në krah një fëmijë që të puthë arkivolin e një peshkopi i cili vdiq nga COVID-19 në Lagadas. Në video, prifti mund të shihet duke qëndruar pranë një djali në anën e arkivolit të peshkopit para se ta ngrejë fëmijën lart për të puthur arkivolin.
Por, media Keep Talking Greece raportoi se arkivoli ishte i hapur dhe kështu djali dhe prifti kishin puthur kufomën e peshkopit. Megjithatë kjo nuk mund të shihet qartë në video, e cila tregon objekte që duket se qëndrojnë mbi kapakun e arkivolit. eremonia e varrimit ishte për një klerik të vjetër, 62 vjeç, i cili vdiq të dielën në mëngjes nga koronavirusi. Video e plotë: