• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pagat rriten më shpejtë se pensionet, si po thellohet pabarazia

06/06/2023
Rrogat, pensionet, qeveria

Rritja e pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror po thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike ndaj pjesës tjetër të popullsisë. Hendeku ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare në vend po shënon një rritje të shpejtë vitet e fundit, pasi pagat po rriten me ritme shumë më të larta se pensionet.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare, teksa vitin 2021 ky raport ishte 48.3%. Para pandemisë në vitin 2019 pensioni mesatar në qytet ishte sa 50.6 për qind e pagës mesatare bruto.

Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më thellë për fshatin. Në vitin 2022 pagesa mesatare mujore për fshatin ishte sa 35% e pagës mesatare në shkallë vende, teksa në vitin 2021 ky raport ishte 39%. Në vitin 2018 ky raport ishte 41%.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar pritet të thellohet edhe më shumë këtë vit, pasi qeveria po rrit pagat për administratën publike me qëllim dyfishimin e tyre në dy vitet ne vijim, teksa për pensionet parashikohet vetëm indeksim dhe mbështetje me paketa ndihme kur ka teprica buxhetore. Për këtë vit pritet një indeksim gjatë vjeshtës në tetor, me ritmet e inflacionit. Në 4 mujorin e parë 2023 inflacioni mesatar ishte 6%.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi.

Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë), por vitin e kaluar pensionet shënuar rënie të fortë si rrjedhojë e inflacionit të lartë.

Të dhënat zyrtare nga ISSH-ja tregojnë se në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet me gjithë kompensimet ishte 18,621 lekë me një rritje 0.7% në vlerë në krahasim me vitin 2021. Mirëpo gjatë vitit të kaluar vendi pa një rritje të pazakonte të çmimeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar ishte 6.7% vitin e kaluar duke bërë që pensionet reale të ulen me 6% në qytet.

Në krahun tjetër pensionet e pleqërisë në fshat qëndruan në vendnumëro. Të ardhurat mujore për pensionistët në zonat rurale arritën në 10,888 lekë me rritje vjetore 6.8 për qind, por ndërkohë pensioni real nën efektin e inflacionit qëndroi në vendnumëro.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj.

Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52% e kufirit të varfërisë./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Shqipëria po zbrazet, lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Lajme

Shpopullimi i frikshëm i Shqipërisë, ulet akoma më tej lindshmëria

28/09/2023
Blog

Jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë

27/09/2023
Greqia vë në punë edhe emigrantët e paligjshëm, ja kantieret ku do të përfshihen
Lajme

Greqia vë në punë edhe emigrantët e paligjshëm, ja kantieret ku do të përfshihen

27/09/2023
Kryesore

Po ndodh/ Omerta është thyer, dikush ka folur për 6 vrasje me pagesë, lëshohen 15 urdhër arreste në të gjithë vendin

27/09/2023
Si u zbulua me dron parcela me kanabis në Memaliaj, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO)
Kryesore

Si u zbulua me dron parcela me kanabis në Memaliaj, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO)

27/09/2023
Gjashtë shenjat fillestare të sklerozës, ja si t’i dalloni
Lajme

Gjashtë shenjat fillestare të sklerozës, ja si t’i dalloni

27/09/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Shqipëria po zbrazet, lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022

Shpopullimi i frikshëm i Shqipërisë, ulet akoma më tej lindshmëria

28/09/2023

Jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë

27/09/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al