• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ornela Çuçi, “ambasadorja” e parë nga Ballkani në Fondin e Klimës

06/07/2020
Ornela Çuçi, “ambasadorja” e parë nga Ballkani në Fondin e Klimës

Zv/ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi është zgjedhur anëtare e Bordit të organizatës ndërkombëtare të Fondit të Gjelbër të Klimës.

Është hera e parë, që një përfaqësues nga Ballkani ngjitet si anëtar me te drejta te plota dhe te drejtë vote në bordin e GCF, i cili ka një vëllimi të përgjithshëm financimit deri në 10 miliardë dollarë. Çuçi do t’a mbajë për dy vite pozicionin e anëtares se Bordit prestigjioz. Gjithashtu ajo prej 2019-ës është pjesë e Bordit të GEF(Lehtësirat Globale të Mjedisit) që ka një vëllim të përgjithshëm financimi 32 miliardë dollarë.

“Prej disa muajsh jemi duke punuar ngushtë me kabinetin e Kryeministrit në mënyrë që të nxisim një iniciativë rajonale, te kryesuar nga Shqipëria, për një qasje rajonale ne akselerimin e fondeve për vendet e Ballkanit Perëndimor”-shprehet Çuçi pas zgjedhjes në Bordin e Fondit të Gjelbër të Klimës.
Sipas saj rajoni ofron shumë mundësi për luftën kundër ndryshimit të klimës, por për fat të keq, GCF ishte në gjendje të aprovojë vetëm tre projekte në vendet e Ballkanit Perëndimor deri më tani. “Rajoni përballet me sfida të shumta për shkak të kapaciteteve të kufizuara institucionale dhe bashkëpunimit. Për më tepër, reagimi i vendeve ndaj efekteve të ndryshimit të klimës është sporadik, i drejtuar nga projekte sporadike dhe jo i bazuar në një qasje rajonale”, shprehet ajo.

Fondet për mjedisin në OKB por edhe në BE, kanë marrë një fokus të veçantë, gjatë 10 viteve të fundit të fundit. Në këtë kuadër, edhe Shqipëria aderon prej vitesh në organizma të tillë si Global Environment Facilities dhe Green Climate Fund, siç edhe vendet e Ballkanit. Mundësia e thithjes së këtyre fondeve, kryesisht GRAND, por edhe mundësi për kredi, është pothuaj e pashfrytëzuar fare, si nga vendi ynë, edhe nga të gjithë vendet e Ballkanit, të cilat janë gjithnjë në fund të tabelave statistikore për financim.

Fondi i Gjelbër i Klimës është i vetmi entitet financiar multilateral, mandati i vetëm i të cilit është t’i shërbejë Konventës së Ndryshimeve Klimatike dhe që synon të sigurojë shuma të barabarta fondesh për zbutjen dhe adaptimin. GCF është një entitet kryesor operativ nën mekanizmin financiar të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës (UNFCCC) i cili përpiqet të japë një kontribut ambicioz në përpjekjet globale drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare për të luftuar ndryshimin e klimës”.

Konferenca e Palëve në UNFCCC themeloi GCF për të bërë një zhvendosje të konsiderueshme drejt rrugëve të zhvillimit të qëndrueshëm të emetimeve dhe klimës në vendet në zhvillim dhe për të ndihmuar në arritjen e qëllimit për të mbajtur një ngritje globale të temperaturës nën 2 gradë Celsius.

Në vitet e fundit GCF ka kaluar nga axhenda e investimeve shumë të pasura dhe të suksesshme për zbatimin e marrëveshjeve multilaterale, në drejtime të reja në fusha shtesë që kërkojnë të përqendrohen strategjikisht në investimet për të katalizuar ndryshimet strukturore në fushat kryesore ku përllogaritet një humbje e madhe mjedisore

Sipas një analize financiare të ekonomisë mjedisore të UNDP, sot globi investon 143 herë më shumë burime financiare në aktivitete që gjenerojnë shpyllëzime sesa ato që të gjitha qeveritë investojnë çdo vit në ruajtjen pyjeve. Në të njëjtat linja, OECD tregon se sot ne investohet rreth 82 miliardë dollarë në ruajtjen e natyrës nga të gjitha burimet në të njëjtën kohë që ne globalisht investohet 500 miliardë dollar në “investime potencialisht të dëmshme për biodiversitetin”.

Për të rikuperuar të gjitha këto humbje, në të gjithë sektorët e mjedisit, fonde të tilla si Global Environment Facilities apo Green Climate Fund, janë bërë tashmë, shtylla e financimit të qëndrueshmërisë mjedisore.

Pas hapit fillestar të ndërmarrë nga Shqipëria për të paraqitur një “Udhëzues për rajonin e Ballkanit Perëndimor në përshpejtimin e qasjes në financat e klimës” diskutuar në një takim të nivelit të lartë në Tiranë në prill 2019, Shqipëria po eksploron mundësitë për të:

• Inicimi i një qasje rajonale për ndërtimin e mekanizmi rajonal, i cili të përbëjë zërin e rajonit të dëgjuar në kontekstin global të fondeve të mjedisit, si dhe të përfitojmë nga sinergjitë për një përdorim më të harmonizuar të fondeve të disponueshme të donatorëve;

• Promovimi i përpjekjeve dhe projekteve të përbashkëta rajonale që çojnë në një ekonomi të de karbonizuar, efikase dhe qarkulluese, si një mënyrë për t’u përfshirë me aksionin e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së “Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor” por njëkohësisht, GREEN DEAL është tashmë kryefjalë në UN dhe BE

Related Posts

Bullizuan dhe dhunuan një të mitur, procedohen penalisht 4 vajza në Fier, shpallet në kërkim një tjetër
Lajme

Bullizuan dhe dhunuan një të mitur, procedohen penalisht 4 vajza në Fier, shpallet në kërkim një tjetër

08/07/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari me dy emra, pjesë e një organizate kriminale
Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari me dy emra, pjesë e një organizate kriminale

08/07/2025
“Donte të fliste, por…” – Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…
Lajme

“Donte të fliste, por…” – Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

08/07/2025
Zbardhen detajet e reja rreth trupit të dekompozuar që u gjet në Kolonjë, dyshohet se…
Lajme

Zbardhen detajet e reja rreth trupit të dekompozuar që u gjet në Kolonjë, dyshohet se…

07/07/2025
Ermal Dredha: Rama nuk i kërkoi dorëheqjen drejtorëve, as nuk i ka takuar
Kryesore

Ermal Dredha: Rama nuk i kërkoi dorëheqjen drejtorëve, as nuk i ka takuar

07/07/2025
Turistët dynden drejt Shqipërisë, mbi 1.5 milionë të huaj deri në mars
Kryesore

Kush janë turistët më dorëlëshuar në Shqipëri

07/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Izraeli e nominon për Nobel të paqes, Trump shtron gosti për Netanjahun

Izraeli e nominon për Nobel të paqes, Trump shtron gosti për Netanjahun

08/07/2025
Bullizuan dhe dhunuan një të mitur, procedohen penalisht 4 vajza në Fier, shpallet në kërkim një tjetër

Bullizuan dhe dhunuan një të mitur, procedohen penalisht 4 vajza në Fier, shpallet në kërkim një tjetër

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al