• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Organizoi protestën në Londër, shqiptari vihet nën hetim për marrjen e shtetësisë britanike

29/01/2023
Organizoi protestën në Londër, shqiptari vihet nën hetim për marrjen e shtetësisë britanike

Një shqiptar në Angli u vendos nën hetim, nga Ministria e Punëve të brendshme angleze Home Office, për mënyrën e marrjes të shtetësisë britanike. Taulant Omi ngre pretendimin, se hetimi nisi në formë hakmarrje, pasi ai ishte njëri prej organizatorëve të protestës të komunitetin shqiptar në Britani përpara parlamentit fund-vitin e shkuar.

Ky është Taulant Omi një prej organizatorëve të protestës të komunitetit shqiptarë përpara parlamentit anglez fund-vitin e shkuar.

Omi i tha Top Channel se u vu nën hetim nga ministria e punëve të brendshme Home Office, për mënyrën se si kishte marrë nënshtetësinë britanike.

“Kjo ishte një hakmarrje për rrolin tim në organizimin e protestës. Nuk kam asnjë idicie që ky hetim të ketë nisur përpara protestës pasi unë me pasaportën britanike kam udhëtuar lirshëm jashtë Anglisë, deri në Nëntor” deklaroi Taulant Omi në një bisedë telefonike me Top Channel.

Kjo është letra dërguar Taulant Omit më 26 Janar 2023 nga departamenti hetimeve të nënshtetësisë, në ministrinë angleze e punëve të brendshme Home Office ku thuhet se Sekretari për Punët e Brendshme, ka marrë në konsideratë heqjen e nënshtetësisë britanike.

Në këtë letër theksohet se Ambasada Britanike në Tiranë ka bërë verifikime për këtë rast dhe rezulton se Taulant Omi ka lindur në Shkodër.

“Megjithatë Sekretari Britanik i Shtetit ka vendosur të mos heq shtetësisë britanike për ju dhe se duhet të ndryshoni të dhënat në certifikatën e shtetësisë”.

Përmes një statusi në Facebook Taulant Omi ka publikuar këtë letër duke e komentuar se Home Office, u vu në lëvizje për këtë hetim nga disa shqiptarë, në Britaninë e Madhe, të cilët donin të merrnin meritat e pamerituara të organizimit të protestës.

Një avokat për çështjet e emigracionit në Angli i cili ka përfaqësuar në gjykatë shumë raste të shqiptarëve të cilëve i është hequr nënshtetësia britanike, i tha Top Channel se Ministria e Punëve të Brendshme Home Office, po rishikon politikën e heqjes të shtetësisë britanike, dhe se në ditët në vijim pritet të bëhen publike politikat e reja./TCH

Related Posts

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!
Kryesore

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë
Kryesore

Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë

14/07/2025
Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo
Kryesore

Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo

14/07/2025
Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine
Kryesore

Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine

14/07/2025
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë, zbardhet shkaku
Kryesore

Kishte brenda një emigrant të paligjshëm, ndalohet autobusi i agjencisë shqiptare në Qafë Botë

14/07/2025
E rëndë në Vlorë/ Vajza tenton vetëvrasjen, dyshime se familja fshehu ngjarjen. Babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Vajza tenton vetëvrasjen, dyshime se familja fshehu ngjarjen. Babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj

14/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

14/07/2025
Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al