Pandemia e koronavirusit ka marrë mbi një milionë jetë njerëzish nëpër botë, e konfirmuar kjo nga universiteti prestigjioz John Hopkins. Ekspertët theksojnë se ndonëse kjo shifër mund të duket frikësuese, të dhënat e reale të jetëve të humbura ka shumë gjasë të jenë edhe më të larta se kaq. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës se Kombeve te Bashkuara, António Guterres e përshkroi bilancin e vdekjeve si “agonizues”.
OBSH-ja megjithatë u përpoq t’i japë situatës edhe ca doza optimizmi. Zëdhënësja e saj, Margaret Harris tha e se ka ende shpresë. “ Gjëja e vetme pozitive për këtë virus është se ai mund të goditet, është një virusi të cilin mund ta shtypim”, theksoi ajo.