Selami Jenishehri, Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, deshiron te behet president i Shqiperise.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” te Ylli Rakipit, Jenishehri eshte shprehur:
“Unë do të pranoja te behesha President i Shqiperise.
Nëse më bëhet kjo ofertë, do ta pranoja sepse do të bëja shtetin shqiptar të drejtohej nga një qeveri me profesorë doktorë.
Do të dënoja me ligj gjyqtarët që japin dënime të padrejta, 3-10 vjet burg. Do të vija ligjin e detektivit privat.
E kam propozuar vetë dhe PS e hodhi poshtë se nuk do që të kontrollohen zyrtarët. Unë nuk e kam frikë burgun, prandaj e propozoj.”