• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Opozita në zgjedhje, përtej karriges së Lulit dhe Monikës

26/09/2020
Opozita në zgjedhje, përtej karriges së Lulit dhe Monikës

Nga Andi Bushati

Që kur Edi Rama vendosi në mënyrë sa tinzare po aq edhe brutale të ndryshojë rreguallat e lojës zgjedhore duke penguar koalicionet, opozita është kapluar nga një dilemë: A duhet të garojë së bashku apo e veçuar në garën e 25 prillit.

Përpara PD, LSI dhe partive të tjera aleate janë shtruar disa dilema.

Njëri version është që të hyjnë të gjithë në një koalicion të madh duke shmangur çuarjen dëm të secilës votë opozitare. Kjo logjikë niset nga fakti se edhe në vitin e vet më të mirë, në 2017, kur me ndihmën e bandave dhe parave Rama mori 74 mandate, ai nuk e kaloi dot 48% të mbështetjes elektorale. Pra sot, katër vite më pas, kur po mbyll një cikël që filloi me rënien e Saimir Tahirit dhe po përfundon me një borxh katastrofik dhe papunësi të shtuar, Rilindja e vetme nuk do të kishte asnjë shans teorik përballë një opozite të bashkuar.

Një tjetër version është ai i mosfutjes në një listë i PD dhe LSI, për shkak të alergjisë që ky fuzion mund të krijojë tek elektoratet respektive. Pra, sipas tij, dy partitë e mëdha të opozitës duhet të dalin në zgjedhje me lista të veçanta, duke i dhënë më prioritet ruajtjes së identitetit politik, çka nuk do të favorizonte thesin e madh numerik të ruajtjes të çdo vote, por do të mobilizonte sejcilin zgjedhës të partive të veçanta.

Një nënversion i këtij obsioni të dytë do të qe edhe ai për të krijuar dy koalicione opozitare, njëri me profil më të djathtë dhe tjetri me theks më majtas, për të mbledhur aq sa mundet nga të zhgënjyerit e PS-së që i pranon edhe vetë Rama që sot janë të shumtë.

Në teori, për këdo nga këto zgjidhje nuk mund të thuhet as se është më perfektja, as se është e gabuar.

Sejcila prej tyre ka një logjikë të fortë mbështetëse. Por edhe dalja të bashkuar edhe dalja veç e veç, kanë një sekret. Ato nuk mund të bëhen thjeshtë për llogaritë meskine të Lulit apo Monikës, se ku fitojnë një mandat më shumë apo ku do të kenë një deputet më pak.

Vendimi që do meret, nuk duhet të jetë një kulisë e politikës për politikë, i vendosur në çastet e fundit, por pjesë e një debati të hapur dhe të gjërë publik. Ai duhet të ketë një refren dhe një motiv të vetëm: si bëhet më i sigurtë rrëzimi i autokracisë.

Pra lajtmotivi i të gjithë opozitarëve nga sot e deri në zgjedhje, nuk mund të jetë më se kush është i majtë e kush i djathtë, kush njeh 28 nëntorin apo kush 29, kush do shëndetësi falas dhe kush me pagesë, cili do dominojë Beratin apo Shkodrën.

Ndasi të kësaj natyre, që do të qenë normale në kohë të zakonshme, bëhen të papërfillshme me strategjinë që ka zgjedhur opozita që prej shkurtit 2019, kur ndërrmori hapat ekstremë të djegjes së mandateve dhe më pas të bojkotimit të zgjedhjeve vendore. E gjithë kjo rrugë radikale, që u shoqërua me protesta të dhunshme dhe bomba molotov, pati një justifikim, atë për të shembur regjimin autokratik.

Në çdo rast tjetër ajo do të qe absurde dhe e papranueshme.

Prandaj, për të qenë seriozë me zgjedhjen radikale të një viti e gjysëm më parë, si PD dhe LSI duhet ti qëndrojnë besnikë deri në fund asaj. Ata nuk mund të humbin për hir të kalkulimeve të vogla, qëllimin primar, përmbysjen e Ramës.

Vetëm në këtë prizëm duhet zhvilluar debati nëse do të dalin në zgjedhje me një koalicion të përbashkët apo me dy të ndryshme. Për këtë gjë, mbi të gjitha, i detyrohen jo vetëm elektorateve të tyre, por edhe asaj mase shumë më të gjërë që është neveritur nga kjo farë banditësh dhe kleptokratësh.

Dhe pikërisht për këtë, së pari, ata duhet të debatojnë e më pas të vendosin me diskutim të gjërë dhe të hapur, mbi mënyrës si do të shkojnë drejt 25 prillit. Dhe mbi të gjitha, qoftë së bashku, qoftë të veçuar, duhet të nënshkruajnë paraprakisht një kontratë, ku çdo palë angazhohet të mos bashkohet pas zgjedhjeve me Ramën. Vetëm në këtë mënyrë, çdo zgjedhje taktike që mund të bëjnë, nuk e korrupton qëllimin kryesor që i kanë vënë vetes dhe të cilit pretendojnë se i qëndrojnë ende./ Lapsi.al

Fjalë Kyce: andi bushatilapsi.al
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!
Blog

Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

13/01/2021
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë
Blog

Arena e cirkut me vaksinën

12/01/2021
Shqipëria kthehet epiqendra në vëmendjen botërore për zgjidhjen e një konflikti ku dështoi Gjermania, Franca, SHBA e shumë të tjerë
Blog

Shqipëria kthehet epiqendra në vëmendjen botërore për zgjidhjen e një konflikti ku dështoi Gjermania, Franca, SHBA e shumë të tjerë

11/01/2021
“Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar
Blog

“Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar

11/01/2021
1997
Blog

1997

11/01/2021
Vrasja e Klodian Rashës nga policia, Basha: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj
Blog

Basha është i frikshëm… por vetëm me listat

11/01/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Legjenda e basketbollisti shqiptar, Gazmend Çaçi: Rama e meritoi vendin në ekipin kombëtar

Legjenda e basketbollisti shqiptar, Gazmend Çaçi: Rama e meritoi vendin në ekipin kombëtar

17/01/2021
Chelsea u rikthehet fitoreve në Premier Ligë

Chelsea u rikthehet fitoreve në Premier Ligë

17/01/2021
Bjellorusi/ Vijojnë protestat që kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkos

Bjellorusi/ Vijojnë protestat që kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkos

17/01/2021
Rrugët me ngrica, 7 këshilla që shoferët duhet t’i dinë

Rrugët me ngrica, 7 këshilla që shoferët duhet t’i dinë

17/01/2021
Ngrica dhe dëborë, ja gjendja e rrugëve në Shqipëri

Ngrica dhe dëborë, ja gjendja e rrugëve në Shqipëri

17/01/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Legjenda e basketbollisti shqiptar, Gazmend Çaçi: Rama e meritoi vendin në ekipin kombëtar

Legjenda e basketbollisti shqiptar, Gazmend Çaçi: Rama e meritoi vendin në ekipin kombëtar

17/01/2021
Chelsea u rikthehet fitoreve në Premier Ligë

Chelsea u rikthehet fitoreve në Premier Ligë

17/01/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al