Odise Kote ka marrë sot detyrën e Prefektit të qarkut Gjirokastër. Në prezantimin e tij ka qenë ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi dhe zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko. Kote pason në detyrë Astrit Aliajn, i cili u lirua nga detyra 3 ditë më parë. Deri më tani Odise Kote mbante postin e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër. Për vite me radhë ai ka shërbyer edhe si nënkryetar bashkie. Kote priste të emërohej Prefekt edhe në vitin 2017, por Rama vendosi papritmas që të çonte njerëz me përvojë ushtarake në krye të prefekturave. Emërimi i Odise Kotes lidhet edhe me synimin e socialistëve për të maksimizuar rezultatin elektoral në 25 prill. Me paraardhësin që shpërndante atlete dhe çertifikata si letra bakalli, nuk i jepnin dot fuashatës tempin e duhur. Jo se kemi ndonjë garanci që edhe Odise Kote s’do shpërndajë atlete e çertifikata nderi sa për qoka, por të paktën ai vjen nga radhët e strukturave të partisë dhe ka përvojë në organizimet elektorale.
©argjiroja.net